KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kelly Osbourne ndryshon tërësisht pamje, shfaqet me flokë të gjatë të kuq dhe fustan blu në tapetin e kuq

Kelly Osbourne ndryshon tërësisht pamje, shfaqet me flokë të gjatë të kuq dhe fustan blu në tapetin e kuq

Kelly Osbourne ka surprizuar me një transformim të ri në paraqitjen e saj, duke debutuar me flokë të gjatë të kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Rolling Stone UK, të mbajtur në Londër.

42-vjeçarja u shfaq me një fustan blu të thellë nga Rebecca Vallance, duke e kompletuar pamjen me stilin e ri të flokëve, që i dha një imazh krejtësisht ndryshe.

Në të njëjtën mbrëmje, vëmendje mori edhe Ashley Roberts, shkruan DailyMail.

Ish-anëtarja e Pussycat Dolls, 45 vjeçe, zgjodhi një fustan të kuq transparent, të dekoruar me një motiv të ndërlikuar në formën e rrjetës së merimangës në ngjyrë argjendi.

Ndër emrat e tjerë që parakaluan në tapetin e kuq ishin Laura Whitmore, Fearne Cotton, Louise Redknapp, Anais Gallagher dhe Mae Muller.

Ceremonia ZYN Rolling Stone UK Awards 2026 u mbajt në Roundhouse të Londrës, nën drejtimin e aktorit Danny Dyer.

Eventi mblodhi emra të njohur nga muzika, filmi dhe televizioni, ndërsa përfshiu edhe performanca live dhe ndarjen e çmimeve në disa kategori muzikore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.