Njësia A3 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në funksion dhe aktualisht po operon në gjendje stabile, pas përfundimit të ndërhyrjeve teknike.
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik në orët e para të mëngjesit, pas sanimit të problemeve të evidentuara.
Sipas KEK-ut, rikthimi i njësisë në operim është bërë falë angazhimit të ekipeve teknike, të cilat kanë punuar për eliminimin e problemeve dhe normalizimin e funksionimit, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë rast, KEK-u ka shprehur mirënjohje për stafin rreth angazhimit dhe përkushtimin e treguar gjatë ndërhyrjeve.
Burimi: klankosova.tv ↗

