KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

KEK-u njofton se Njësia B2 e termocentralit “Kosova B” u rikthye në operim

KEK-u njofton se Njësia B2 e termocentralit “Kosova B” u rikthye në operim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK SHA) njofton se Njësia B2 e TC “Kosova B” është rikthyer me sukses në operim, duke rifilluar prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin me energji termike për “Termokosin”, në funksion të ngrohjes së kryeqytetit.

Sipas njoftimit të KEK-ut, pas përfundimit të suksesshëm të sanimeve, procesi i startimit të njësisë ka filluar sot, më 26 tetor 2026, në orën 02:00, ndërsa pas testimeve dhe verifikimeve të nevojshme të pajisjeve dhe sistemeve teknologjike, gjatë orëve të mëngjesit njësia ka rifilluar prodhimin

“Rikthimi i njësisë B2 në operim, brenda një afati rekord, është rezultat i profesionalizmit, mobilizimit të menjëhershëm dhe angazhimit të pandërprerë të ekipeve të KEK-ut”,thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu u tha se KEK-u shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për ekipet teknike, inxhinierët, specialistët, menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit e TC Kosova B, të cilët, me përkushtim të jashtëzakonshëm, punë të palodhshme dhe përgjegjësi të lartë profesionale, mundësuan sanimin e defektit dhe rikthimin e njësisë në operim në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër.

“Ky është një tjetër dëshmi se fuqia më e madhe e KEK-ut qëndron te njerëzit e saj – profesionistët që me punën dhe përkushtimin e tyre garantojnë vazhdimësinë e prodhimit dhe kontribuojnë çdo ditë në sigurinë energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.