Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur një tender për furnizimin me ndërprerës të tensionit 0.4 dhe 6 kV, të ndarë në tri lote.
Sipas njoftimit për kontratë, vlera e parashikuar e këtij aktiviteti të prokurimit është 29 mijë e 1 euro e 22 centë.
Furnizimi është ndarë në tri pjesë: furnizimi me ndërprerës telekomandues, ndërprerës 6 kV dhe ndërprerës magnetotermik.
Kontrata parashihet të zgjasë 90 ditë nga data e dhënies së saj, ndërsa kriter për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët.
Operatorët ekonomikë të interesuar mund t’i dorëzojnë ofertat deri më 2 dhjetor 2026, në orën 12:30, përmes platformës elektronike të prokurimit.
Ky aktivitet i prokurimit është publikuar nga KEK-u më 12 nëntor 2026 dhe është procedurë e hapur (ritenderim)./IndeksOnline/

