KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KEK-u blen gjenerator për vete në vlerë prej 26 mijë e 550 eurosh për t’u përballur me reduktimet e rrymës

KEK-u blen gjenerator për vete në vlerë prej 26 mijë e 550 eurosh për t’u përballur me reduktimet e rrymës

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është përgjegjëse për prodhimin e energjisë, ka vendosur të shpenzojë mbi 26 mijë euro për një gjenerator për ndërtesën e vet në Toskanë në Prishtinë.

Derisa vendi po përballet me probleme të vazhdueshme në sektorin e energjisë, duket se edhe vetë KEK-u ka nevojë të sigurohet që të mos mbetet pa rrymë.

Sipas dokumenteve zyrtare të prokurimit, KEK-u më 28 gusht 2026 ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 26 mijë e 550 eurosh për furnizimin dhe montimin e një gjeneratori për nevojat e ndërtesës Toskane në Prishtinë.
Kontrata është nënshkruar me kompaninë “Eor Group SH.P.K.”, ndërsa për këtë blerje KEK-u fillimisht kishte planifikuar të shpenzonte deri në 40 mijë euro, Infokus.

Në tender kishin marrë pjesë shtatë kompani, prej të cilave gjashtë ishin vlerësuar se i plotësonin kushtet. Oferta më e ulët ishte 26 mijë e 550 euro, ndërsa më e larta nga ofertat e pranueshme ishte 34 mijë e 987 euro.

Afati për realizimin e kontratës ishte paraparë të jetë 60 ditë.

Kjo kontratë vjen në një kohë kur Kosova vazhdon të përballet me probleme në prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa shpenzimet për importin e rrymës po arrijnë shifra milionëshe.

Vetëm gjatë shtatë ditëve, nga 28 tetori deri më 3 nëntor 2026, sipas të dhënave të fundit, Kosova ka shpenzuar rreth 14.9 milionë euro për importin e energjisë elektrike, apo mesatarisht mbi 2 milionë euro në ditë.

Këto shpenzime lidhen me nevojën për të siguruar energji nga jashtë në kohën kur prodhimi vendor nuk po arrin kurrsesi t’i mbulojë të gjitha nevojat.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.