Biskota e pasur me çokollatë, mbushja me fruta dhe glazura me shkëlqim krijojnë një ëmbëlsirë që tërheq vëmendjen që në shikim të parë
Kombinimi i çokollatës me kajsinë nuk është i panjohur – torta e famshme Sacher është dëshmia më e mirë, por ky kek është edhe më i thjeshtë për t’u përgatitur dhe po aq joshës.
Përbërësit:
▪ 4 vezë,
▪ 180 g sheqer,
▪ 120 g gjalpë,
▪ 150 g çokollatë e zezë,
▪ 180 g miell,
▪ 30 g kakao,
▪ 1 qese pluhur për pjekje,
▪ 250 g reçel kajsie,
▪ 100 ml ajkë e ëmbël
▪ 120 g çokollatë e zezë për glazurë.
Përgatitja
Shkrini gjalpin dhe 150 g çokollatë të zezë në temperaturë të ulët, pastaj lërini të ftohen pak. Rrihni vezët me sheqerin derisa masa të bëhet e shkumëzuar. Shtoni çokollatën dhe gjalpin e shkrirë, pastaj përziejini mirë.
Shtoni miellin, kakaon dhe pluhurin për pjekje, pastaj derdhni masën në një kallëp të shtruar me letër për pjekje. Piqeni rreth 35 minuta në 180 gradë. Lëreni kekun të ftohet plotësisht, pastaj priteni me kujdes në dy pjesë.
Pjesën e poshtme lyeni me reçel kajsie dhe mbulojeni me pjesën tjetër të kekut. Ngrohni ajkën e ëmbël deri pak para vlimit dhe hidheni mbi 120 g çokollatë të copëtuar. Përziejeni derisa të fitoni një glazurë të lëmuar, pastaj hidheni mbi gjithë kekun.
Lëreni glazurën të forcohet, pastaj priteni kekun në copa dhe shërbejeni.
Shijojeni, – transmeton Telegrafi.
