TË FUNDIT

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    March 29, 2023

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»KEDS-i kërkah hiç me kërkesa: Deshi 50% shtrenjtim të rrymës, krejt tjetër çka propozuan Qeveria e Presidenca
    Lajme

    KEDS-i kërkah hiç me kërkesa: Deshi 50% shtrenjtim të rrymës, krejt tjetër çka propozuan Qeveria e Presidenca

    By A.JMarch 8, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Nga 1 prilli, qytetarët e Kosovës do të paguajnë me shumë gjasë për 14% më shumë energjinë elektrike të cilën ata e shfrytëzojnë.
    Kjo pasi që rekomandimet e ZRRE-së, sygjerojnë që kjo rritje të jetë në fuqi nga muaji i ardhshëm, në përputhshmëri me situatën aktuale dhe vlerësimet e bëra të situatës aktuale të çmimeve, shkruan lajmi.net.

    Por ndryshe po mendon Qeveria e Kosovës. Në komentet e dërguara në ZRRE, Qeveria thotë se barrën e tarifave të shtrenjtuara duhet ta marrin bizneset, nisur edhe nga fakti se vitin e kaluar ka pasur rritje për amvisëritë.

    “Mbulimi i hendekut për HLM për 2023 të bëhet kryesisht nga bizneset: Në shqyrtimin e ndodhur vitin e kaluar, përkundër propozimeve nga MFPT por edhe nga palë tjera siç është Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ZRRE la të pandryshuara tarifat për bizneset, duke ndryshuar vetëm tarifat për amvisëritë me shtimin e bllokut të ri tarifor për konsumin mbi 800 kËh. Nisur nga kjo situatë, për vitin 2023, sugjerojmë që tarifat për amvisëritë do të mbeten të pandryshuara, ndërsa mbulimi i hendekut të bëhet (në masë të madhe) duke përshtatur tarifat për bizneset, dhe sidomos bizneset e mëdha”, thotë Qeveria në komentet e saja dërguar tek Zyra e Rregullatorit për energji.

    Nga Presidenca ndërkaq, siç raportoi dje lajmi.net, kanë dalë krejtësisht kundër që të shtrenjtohen tarifat.

    Në komentet e dërguara në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, Presidenca ka thënë se një vendim i tillë mund të ketë ndikim eventual socioekonomik në Kosovë dhe mund të godas keq grupe të ndjeshme të shoqërisë, shkruan lajmi.net.

    “Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin për ndikimin eventual socioekonomik të një vendimi të tillë dhe për barrën që një vendim i tillë do t’i shkaktonte qytetarëve e në veçanti grupeve më të cenueshme të shoqërisë, si pensionistët, nënat vetushqyese, mbajtësit e skemave sociale dhe njerëzit dhe familjet e margjinalizuara. Një situatë e tillë bëhet ende më shqetësuese për faktin se në bazë të raportit të ASK-së për vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, norma vjetore e inflacionit në dhjetor ishte 12.1 për qind. Gjersa, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9%, gjë që ka ndikuar në rritjen e kostos së përgjithshme të jetesës dhe varfërim të shportës së konsumatorit”, thotë Presidenca.

    Presidenca tutje thotë në komentetet e saja se duhet të vlerësohen mundësitë për shmangie të rritjes së tarifave, në atë formë që të inkurajohet komunikimi ndërinstitucional dhe të merret për bazë edhe pako e Mbështetjes për Energji e BE-së përmes së cilës janë siguruar 75 milionë euro.

    “Duke i konsideruar rrethanat e cekura më lartë, ZPRK-ja rekomandon që në këtë shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor të vlerësohen mundësitë për shmangie të rritjes së tarifave duke inkurajuar komunikimin dhe koordinimin ndërinstitucional me qëllim të sigurimit të subvencionimit të kostove shtesë të cilat kanë ndikuar në rritjen e vështirësive për operatorët e rregulluar. Në këtë drejtim do të mund të kontribuonte edhe pakoja e Mbështetjes për Energji e BE-së për Kosovën përmes së cilës janë siguruar 75 milionë euro për të ndihmuar me përballjen me krizën energjetike. Sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe BE-së, 25 milionë euro do të shkojnë për subvencionimin e faturave të energjisë dhe metodave të ngrohjes alternative, si druri dhe peleti. Andaj, ZPRK-ja, rekomandon që përpara marrjes së një vendimi final, të shqyrtohet seriozisht mundësia e subvencionimit, duke shmangur nevojën për një vendim të ri të ZRRE-së, i cili do të rezultonte me rritje të sërishme të tarifave në vendin tone”, thotë Presidenca.

    Këto komente të Presidencës e Qeverisë janë krejtësisht në një tjetër vijë me atë që ka kërkuar KEDS-i. Ky i fundit, siç njoftonte ZRRE, kishte propozuar rritje për rreth 50 për qind të çmimit të rrymës.

    “Propozimi i KESCO-s është për afërsisht 50 për qind, mirëpo ky propozim ka qenë kur çmimet e importit kanë qenë më të larta… Por, kryesore tani është se çmimet prapë kanë mbetur mbi 250 euro për një megavat orë energji. Për me qenë situata më norma duhet çmimi duhet me qenë diku 50 deri 60 euro. Kështu që është trefishi i çmimit normal”, theksonte kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    March 29, 2023

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    By A.JMarch 29, 20230

    Gjermania të mërkurën i publikoi draft-reformat për imigrimin, trajnimin e shkathtësive dhe promovimin e imigrimit…

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023

    Hoti godet Qeverinë Kurti: E tmerrshme, kjo s’na kishte ndodhur për 20 vjet

    March 29, 2023

    TË TJERA

    Netanyahu i kundërpërgjgjet Biden: Izraeli i merr vendimet vetë, nuk ndikohemi nga presionet

    March 29, 2023

    Olta “revoltohet” nga injorimi i Luizit: Është kafshë, është njeri i keq

    March 29, 2023

    “Unë po të pres!”, Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

    March 29, 2023

    Berisha: Në 8 vjet kemi humbur 35% të popullsisë

    March 29, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    March 29, 2023

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.