Big Brother VIP Kosova 5 po vazhdon të prezantojë konkurrentët e rinj që do të bëhen pjesë e këtij edicioni.
Mes emrave të prezantuar së fundmi janë Olechka, Kledja Muçaj, Vjollca Haxhiu dhe Adrian Kalanderi, të cilët vijnë nga profesione dhe përvoja të ndryshme.
Banorja e parë është Olechka, 24-vjeçare nga Bjellorusia, e cila jeton në Kosovë. Ajo merret me punimin e çokollatave dhe dekorimet për festa, ndërsa tregoi se vendosi të hyjë në shtëpi për të dalë nga zona e saj e rehatisë dhe për të provuar një eksperiencë të re.
Pjesë e këtij edicioni është edhe Kledja Muçaj, e cila vjen nga Vlora, por jeton në Itali. Ajo punon si stiliste në Milano dhe është duke krijuar brendin e saj.
Tashmë, Kledja do të provojë një sfidë të re, larg botës së modës.
Një tjetër emër i njohur për publikun është këngëtarja Vjollca Haxhiu. Para se të hynte në shtëpi, ajo performoi dy këngët e saj më të reja, ndërsa u shpreh se ky edicion i Big Brother VIP Kosova do të jetë ndryshe nga të tjerët.
Ndërkohë, banori tjetër është Adrian Kalanderi nga Prizreni. Ai tregoi se vendosi të bëhet pjesë e këtij formati për të sfiduar veten dhe për të parë se si do të jetë jeta e tij larg rutinës së përditshme.
Adriani u shpreh gjithashtu se te çdo njeri arrin të shohë anën e mirë.
Me këta katër konkurrentë të rinj, gara në shtëpinë e BBVK 5 po merr gjithnjë e më shumë formë, ndërsa pritet të shihen dinamikat që do të krijojnë mes banorëve. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com

