KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Katari mbulon shpenzimet e hotelit për turistët e bllokuar, njofton Ambasada e Kosovës në Doha

Katari mbulon shpenzimet e hotelit për turistët e bllokuar, njofton Ambasada e Kosovës në Doha

Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha ka njoftuar të gjithë qytetarët se, për shkak të rrethanave aktuale dhe kufizimeve të përkohshme të udhëtimit, autoritetet e Shtetit të Katarit kanë vendosur që të mbulohen shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët që janë bllokuar dhe nuk mund të largohen nga vendi.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ky vendim hyn në fuqi nga data 28 shkurt dhe do të mbetet në fuqi deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

“Ambasada i rekomandon qytetarëve tanë që të qëndrojnë të qetë, të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme. Ambasada do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo informacion shtesë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.