KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kastrati shpreh ngushëllime për familjen Berisha: Dhimbje e papërshkrueshme

Kastrati shpreh ngushëllime për familjen Berisha: Dhimbje e papërshkrueshme

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike ku babai dhe dy fëmijët e tij humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në banesën e tyre në Malishevë.

Kastrati bëri të ditur se me dhimbje të madhe morën këtë lajm teksa u shprehi ngushëllime të sinqerta familjarëve.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që ndodhi në lagjen Mirdita në Malishevë, ku humbën jetën Ilir Berisha dhe dy fëmijët e tij, vajza Naile dhe djali Kujtimi.

Kjo është një humbje e madhe dhe një dhimbje e papërshkrueshme për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin tonë. Në emër të Komunës dhe në emrin tim personal, shpreh solidaritetin dhe mbështetjen tonë në këto momente të vështira”, ka shkruar Kastrati.

Kastrati, mes tjerash, bëri të ditur se institucionet përkatëse janë duke u marrë me rastin dhe se janë në pritje të zbardhjes së shkaqeve që quan në këtë rast tragjik.

“Ngushëllime familjes Berisha dhe të afërmve, si dhe të gjithë qytetarëve që me dhimbje të madhe e kanë përjetuar këtë fatkeqësi të rëndë”, ka shkruar Kastrati.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.