Situatë e vështirë për Përfaqësuesen e Kosovës në përballjen ndaj Izraelit.
Hoxha është ndëshkuar me karton të kuq, duke e lënë Kosovën me 10 futbollistë në fushë.
Pavarësisht këtij disavantazhi numerik, rezultati vazhdon të jetë 0-0.
Dardanët tashmë përballen me një sfidë edhe më të vështirë, teksa do të duhet të tregojnë karakter dhe organizim për të ruajtur rezultatin pozitiv.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

