KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Karol G pozon për kopertinën e revistës ikonike Playboy

Karol G pozon për kopertinën e revistës ikonike Playboy

Këngëtarja latine, Karol G, ka tërhequr vëmendjen duke pozuar për kopertinën më të fundit të revistës Playboy, e cila u rilançua vitin e kaluar.

Ajo shfaqet në fotosesion me poza provokuese, duke u bërë një nga personazhet e njohur që rikthen vëmendjen te revista ikonike pas rikthimit të saj në treg.

Paralelisht me këtë projekt, artistja kolumbiane po përgatitet për një moment historik në karrierën e saj, pasi do të jetë kryesuese e festivalit të njohur Coachella më 12 dhe 19 prill, shkruan DailyMail.

Me këtë arritje, ajo bëhet artistja e parë latine që mbyll një nga festivalet më të mëdha muzikore në botë, një përgjegjësi që vetë ajo e ka cilësuar shumë të rëndësishme për përfaqësimin e komunitetit latin.

Në intervistat e dhëna së fundmi, Karol G është shprehur se e ndien këtë performancë si një mundësi për të përfaqësuar kulturën dhe gratë latine në skenën ndërkombëtare.

Ajo ka treguar gjithashtu se para se të pranonte ofertën për Playboy, kishte kërkuar mendimin e aktores Sofia Vergara, e cila e kishte inkurajuar të mos hezitonte.

Artistja vazhdon të shijojë sukseset muzikore pas publikimit të albumit të saj “Tropicoqueta” në vitin 2025, i cili arriti renditje të larta në listat muzikore ndërkombëtare.

Edhe pse së fundmi është raportuar për ndarjen e saj nga këngëtari Feid pas disa vitesh lidhje, burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se ata mbeten në marrëdhënie të mira pas një ndarjeje miqësore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.