KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Karakter dhe tri gola në fund, Kosova triumfon ndaj Gjeorgjisë në futsall

Karakter dhe tri gola në fund, Kosova triumfon ndaj Gjeorgjisë në futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar një fitore të madhe ndaj Gjeorgjisë, duke triumfuar me rezultat 3-2 në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Përfaqësuesja kosovare bëri një përmbysje të jashtëzakonshme, pasi pjesa e parë përfundoi me epërsinë 2-0 të vendasve. Chimakadze shënoi në minutën e katërt, ndërsa Svanidze realizoi golin e dytë në minutën e 20-të.

Megjithatë, Kosova nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë tregoi karakter të madh. Jeton Rukovci ngushtoi rezultatin në minutën e 33-të, ndërsa Drilon Maxharraj barazoi shifrat katër minuta më vonë.

Kur ndeshja po i afrohej fundit, Mërgim Dervishaj shënoi në minutën e 40-të, duke kompletuar përmbysjen dhe duke i siguruar Kosovës një fitore të rëndësishme në garën për kualifikim në Botëror.

Skuadra e drejtuar nga Agon Ramadani kishte kaluar me sukses edhe raundin e parë të kualifikimeve, ku kishte regjistruar fitore ndaj Austrisë dhe Gjibraltarit, si dhe një barazim kundër Malit të Zi.

Në raundin e dytë, që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë, Kosova bën pjesë në grup me përfaqësuesen vendase dhe Italinë.

Fitorja ndaj Gjeorgjisë dëshmon vendosmërinë e futbollistëve kosovarë, të cilët luftuan deri në fund dhe arritën ta përmbysin disavantazhin prej dy golash për të marrë një rezultat të rëndësishëm në rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.