KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Karabinierët vazhdojnë patrullimin në Mitrovicë të Veriut

Karabinierët vazhdojnë patrullimin në Mitrovicë të Veriut

Karabinierët e Policisë Ushtarake, të angazhuar në kuadër të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) në KFOR, po zhvillojnë rregullisht patrullime në Mitrovicë e Veriut me synim garantimin e një mjedisi të sigurt.

Sipas njoftimit të KFOR-it, këto aktivitete ndihmojnë në ruajtjen e ndërgjegjësimit për situatën në terren dhe pasqyrojnë përkushtimin e KFOR-it për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mbështetur lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

KFOR bën të ditur se vazhdon zbatimin e mandatit të tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe në lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Po ashtu, theksohet se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.