KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapet shoferi 19-vjeçar në Shtime, voziti 193 km/h në zonën ku kufizimi ishte 80

Kapet shoferi 19-vjeçar në Shtime, voziti 193 km/h në zonën ku kufizimi ishte 80

Policia në Shtime ka identifikuar dhe ndëshkuar një shofer 19-vjeçar, i cili me automjetin BMW po lëvizte me shpejtësi prej 193 km/h në një segment rrugor ku kufizimi ishte 80 km/h.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani”, në drejtim të fshatit Gjurkoc, ndërsa shoferi nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për ndalim.

Ai është identifikuar përmes kamerave të sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

Për tejkalim të shpejtësisë, 19-vjeçarit i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për gjashtë muaj.

Ndërsa për mosbindje ndaj urdhrit të zyrtarëve policorë, është gjobitur edhe me 150 euro dhe një pikë negative.

Policia Rajonale në Ferizaj ka apeluar te shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe urdhrat e policisë, duke paralajmëruar se shpejtësia e tepërt rrezikon jetën e pjesëmarrësve në trafik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.