KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapet duke vozitur 212 km/h në aksin Milot–Laç, vozitësi gjobitet me 4.300 euro

Kapet duke vozitur 212 km/h në aksin Milot–Laç, vozitësi gjobitet me 4.300 euro

Një drejtues automjeti është ndëshkuar nga Policia e Shtetit në Shqipëri pasi është kapur duke qarkulluar me shpejtësi prej 212 kilometrash në orë në aksin rrugor Milot–Laç.

Sipas Policisë së Shtetit, drejtuesi është evidentuar gjatë kontrolleve me pajisjet inteligjente “Poliscan”, në një kohë kur në këtë aks kishte qarkullim të dendur.

“Mos fluturoni në rrugë! Shpejtësia vret”, ka paralajmëruar Policia e Shtetit në një postim në Facebook.

Policia ka bërë të ditur se pas evidentimit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar menjëherë automjetin dhe kanë shqiptuar masë administrative prej 400 mijë lekësh të rinj (4.300 euro), ndërsa drejtuesit i janë zbritur edhe 12 pikë nga leja e drejtimit.

Sipas autoriteteve, kontrollet me pajisjet “Poliscan” do të vazhdojnë në akset rrugore kombëtare, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që tejkalojnë kufijtë e lejuar të shpejtësisë.

Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se kontrollet intensive synojnë rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.