Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka shqiptuar një gjobë prej 200 euro ndaj një personi, i cili është kapur duke hedhur mbeturina në një hapësirë publike në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Kryeqytetit, ndotja e hapësirave publike përbën shkelje dhe do të ndëshkohet në përputhje me rregullat në fuqi.
Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë rregullisht dhe se masat ndëshkuese do të zbatohen ndaj të gjithë personave që dëmtojnë pastërtinë e qytetit.
Kryeqyteti u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë, duke theksuar se mirëmbajtja e hapësirave publike është përgjegjësi e përbashkët.
