KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kapen autorët e vjedhjes prej 65 mijë eurove në Gostivar, paratë dhe ari i kthehen pronarit

Kapen autorët e vjedhjes prej 65 mijë eurove në Gostivar, paratë dhe ari i kthehen pronarit

Më datë 20.12.2025 në ora 18:20, punonjësit policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat A.Z. (24) dhe M.Z. (27), të dyja nga Gostivari, nën dyshimin e bazuar se më datë 14.12.2025 kanë kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e pronarit F.M. (58) nga Gostivari.

Gjatë kësaj vjedhjeje ishin marrë para dhe bizhuteri ari në vlerë prej rreth 65.000 euro.

Më vonë, është privuar nga liria edhe N.I. (24) nga Tetova.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njotuan se po atë ditë, pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë e A.Z., me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar me vërtetim pjesa më e madhe e parave të vjedhura dhe bizhuterive të arit, të cilat do t’i kthehen pronarit.

Personat e ndaluar po mbahen në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzimi përkatës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.