KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Kaos atmosferik në Phillip Island, anulohet Grand Prix i Australisë në MotoGP!

Kaos atmosferik në Phillip Island, anulohet Grand Prix i Australisë në MotoGP!

Grand Prix i Australisë në MotoGP është anuluar për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike në Phillip Island.

Reshjet e dendura dhe dukshmëria e kufizuar, pamundësuan operimin e sigurt të helikopterit mjekësor, një kusht thelbësor për zhvillimin e garave në përputhje me protokollet e sigurisë.

Fillimisht, organizatorët shtynë nisjen e aktiviteteve të së dielës dhe anuluan sesionin e ngrohjes (Warm Up), me shpresën se kushtet do të përmirësoheshin. Megjithatë, situata atmosferike nuk lejoi zhvillimin e garave të MotoGP, Moto2 dhe Moto3, të cilat u anuluan përfundimisht.

Për t'i dhënë një përshëndetje të fundit publikut në Phillip Island, pilotët e MotoGP zhvilluan një xhiro simbolike pas makinës së sigurisë, përpara se të ndalonin në vijën e drejtë kryesore për të përshëndetur tifozët.

Anulimi merr një domethënie të veçantë, pasi ky ishte Grand Prix i fundit i Australisë në pistën ikonike të Phillip Island. Nga viti 2027, gara australiane do të zhvendoset në Adelaide, duke i dhënë fund një kapitulli të rëndësishëm në historinë e MotoGP-së në këtë pistë./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.