KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kane nuk shqetësohet për kontratën te Bayerni: Nuk jemi me nxitim dhe nuk kemi panik

Kane nuk shqetësohet për kontratën te Bayerni: Nuk jemi me nxitim dhe nuk kemi panik

Harry Kane nuk është i shqetësuar për situatën e tij kontraktuale te Bayern Munich, teksa përgatitet për një tjetër sezon me kampionët e Gjermanisë.

Kapiteni i Anglisë foli pas fitores 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në Superkupën e Gjermanisë, duke shtuar një tjetër trofe në koleksionin e tij që sa vjen e rritet në futbollin gjerman.

Gjatë aventurës së tij në Mynih, Kane ka fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën, ndërsa ka triumfuar edhe në garën për Këpucën e Artë. Me Anglinë, ai shënoi gjashtë gola në Kupën e Botës, ku “Tre Luanët” e mbyllën turneun në vendin e tretë.

I pyetur për mundësitë e tij për të fituar Topin e Artë, Kane e minimizoi rëndësinë e çmimit individual, duke theksuar se objektivi i tij kryesor është të ndihmojë Bayernin të fitojë sa më shumë trofe.

“Ka nisur një sezon i ri dhe është bukur ta fillosh duke fituar një trofe si Superkupa. Është e vërtetë që sezoni i kaluar ishte më i miri i karrierës sime, por tani jam i fokusuar te sezoni i ri”, deklaroi Kane.

“Duhet të luftojmë sërish për të gjithë titujt, përfshirë Ligën e Kampionëve. Superkupa është trofeu i parë nga katër për të cilët do të luftojmë dhe shpresoj që të vazhdojmë në këtë rrugë”.

Kane luajti gjatë gjithë fitores 2-1 ndaj Dortmundit, por këtë herë nuk arriti të gjente rrjetën. Megjithatë, statistikat e tij që prej transferimit te Bayern janë të jashtëzakonshme: 146 gola në 148 paraqitje.

Kontrata e tij pritet të jetë në qendër të diskutimeve gjatë ditëve në vijim, por sulmuesi 33-vjeçar mbetet i qetë sa i përket negociatave.

“Do të flasim këtë javë dhe javën e ardhshme. Do të kemi një diskutim të hapur dhe nuk jemi me nxitim apo në panik”, u shpreh ai.

“Fokusi im i plotë është te Bayern Munich dhe sezoni i ri. Negociatat do të zhvillohen në prapaskenë”, përfundoi Kane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.