KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kampioni bie ndaj Alaves – vendos vetëm një gol

Kampioni bie ndaj Alaves – vendos vetëm një gol

Alaves e mposhti Barcelonën 1-0 në “Mendizorroza”, duke mbajtur portën të paprekur për herë të parë pas 21 ndeshjesh në La Liga.

Kampionët e Barcelonës kishin siguruar titullin në ndeshjen e kaluar dhe u paraqitën me tetë ndryshime në formacion, ndërsa vendasit e nisën me intensitet për shkak të luftës për mbijetesë.

Rastet nuk munguan, por cilësia në finalizim ishte e dobët dhe deri në minutën e 30-të asnjë skuadër nuk gjeti portën me goditje në kuadrat.

Goli i ndeshjes u shënua në fund të pjesës së parë, kur Ibrahim Diabate u shkëput nga mbrojtja dhe realizoi bukur me volej për 1-0.

Në pjesën e dytë, Szczesny priti një goditje të rrezikshme me kokë të Diabate, ndërsa Alavés u mbrojt me pesë lojtarë në vijën e fundit.

Barcelona e shtoi presionin në 15 minutat e fundit, por nuk arriti ta thyejë mbrojtjen e organizuar të vendasve dhe seria e saj prej 11 fitoresh radhazi në ligë u ndërpre.

Fitorja e parë e Alavés ndaj Barcelonës pas tetë vitesh e ngjit ekipin në vendin e 15-të, me edhe dy ndeshje të mbetura deri në fund. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.