KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kamerat e “Safe City” në Ohër dhe Strugë do të aktivizohen përpara sezonit turistik

Kamerat e “Safe City” në Ohër dhe Strugë do të aktivizohen përpara sezonit turistik

40 kamera trafiku nga sistemi “Safe City” po instalohen në Ohër dhe Strugë, i cili aktualisht është në fazën e testimit teknik dhe shkeljet ende nuk janë sanksionuar.

Kamerat po instalohen në disa lokacione, duke përfshirë rrethrrotullimet në hyrje të Ohrit dhe zonën qendrore të qytetit, dhe një pjesë e pajisjeve ishte instaluar më parë në rrugën Ohër-Kërçovë, pranë Gorencit, Trebenishtës, Botunit dhe Novo Sellës në Komunën e Debrëcës.

Zëdhënësi i Policisë së Rrugës së Ohrit, Stefan Dimoski, thotë se derisa sistemi të aktivizohet plotësisht, policia e trafikut do të vazhdojë me kontrolle të intensifikuara me kamera elektronike mobile, me qëllim siguri më të madhe dhe më pak aksidente trafiku.

Policia njofton se opinioni do të informohet në kohën e duhur për vendndodhjet e kamerave, shkeljet që do të sanksionohen dhe masat për mbrojtjen e të dhënave personale. Sistemi synon të zvogëlojë shpejtësinë, tejkalimet e rrezikshme dhe parkimin e paligjshëm, veçanërisht gjatë periudhave të trafikut të shtuar turistik./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.