KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kamenica investon 120 mijë euro në ndriçimin publik

Kamenica investon 120 mijë euro në ndriçimin publik

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se janë ndarë 120 mijë euro për përmirësimin e ndriçimit publik në 20 rrugë të kësaj komune.

Sipas njoftimit, Drejtoria e Shërbimeve Publike tashmë ka nisur punën në terren, ndërsa ndërhyrjet përfshijnë gjithsej 11,315.08 metra rrugë.

Punimet po zhvillohen në disa zona të komunës, përfshirë qytetin e Kamenicës, Berivojcën, Roganën, Novosellën, Kopërnicën dhe Hogoshtin.

Ndërhyrjet do të realizohen në rrugët “Mehmet Shpendi”, “Besnik Maroca”, “Faik Konica”, “Beteja Ushit”, “Bekim Berisha Abeja”, Rruga e Dardanëve, Rruga e Moçarit, Rruga e Malit, “Rexhep Malaj”, “Sejdi Kryeziu”, “Shqipëria” – degëzimi 2, “Rexhep Qehaja”, “Musli Ymeri”, “Florim Kosumi”, “Iliria”, Rruga e Dëshmorëve, Rruga e Blinajave, “Savska”, “Vllaznim Bashkimi” dhe “Zukë Leci”.

Sipas Komunës së Kamenicës, investimi synon përmirësimin e infrastrukturës publike, krijimin e hapësirave më të ndriçuara dhe më të sigurta, si dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët në pjesë të ndryshme të komunës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.