KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kamberi për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës: Hapi më i rëndësishëm për përkujdesjen ndaj shqiptarëve të Luginës

Kamberi për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës: Hapi më i rëndësishëm për përkujdesjen ndaj shqiptarëve të Luginës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përshëndetur miratimin njëzëri të Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar atë si hap të rëndësishëm drejt një mbështetjeje të qëndrueshme dhe në përputhje me standardet evropiane.

Kamberi ka falënderuar Kryetaren e Kuvendit, Kryeministrin dhe të gjitha grupet parlamentare – LVV, PDK, LDK dhe AAK – për mbështetjen dhe unitetin e treguar në miratimin e Rezolutës.

“Ky konsensus i gjerë politik është një mesazh i fuqishëm për rëndësinë që ka kjo çështje dhe për përkushtimin tonë të përbashkët ndaj të drejtave, barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka deklaruar ai.

Sipas Kamberit, Rezoluta nuk është vetëm një akt formal, por “angazhim konkret” për politika më të strukturuara, forcim të përfaqësimit, zhvillim socio-ekonomik dhe respektim të plotë të të drejtave, në linjë me standardet evropiane.

Ai ka theksuar se miratimi i saj është dëshmi se kur ka vullnet politik dhe bashkëpunim, mund të ndërtohen politika që i shërbejnë qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të rajonit.

Po ashtu, Kamberi ka nënvizuar se Rezoluta riafirmon se përkujdesja ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është çështje sporadike, por politikë e qëndrueshme shtetërore.

Në deklaratën e tij, ai ka veçuar edhe parimin e reciprocitetit si element kyç të Rezolutës.

“Nuk mund të ketë standarde të dyfishta. Të drejtat që kërkohen për një komunitet duhet të vlejnë njësoj për tjetrin. Kjo nuk është vetëm çështje drejtësie. Ky parim është parakusht për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet rajonal”, ka thënë Kamberi, duke falënderuar në fund të gjithë për mbështetjen.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.