KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Kam diçka në sy”, Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit – shkakton të qeshura në sallë

“Kam diçka në sy”, Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit – shkakton të qeshura në sallë

Presidenti amerikan, Donald Trump pati një moment të pazakontë gjatë një tubimi elektoral në Daytona Beach të Floridas, kur u detyrua të ndërpriste për pak çaste fjalimin e tij për shkak të një shqetësimi në sy.

Trump po mbante fjalën e tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit kur papritur shfaqi vështirësi për të mbajtur syrin hapur dhe iu drejtua të pranishmëve duke i pyetur: “E keni problem? Kam diçka në sy, shikoni”.

Më pas, ai mori një pecetë e lagu me ujin që kishte në gotë dhe pastroi syrin.

Pasi e kaloi situatën, duke thënë se tani ndihej shumë më mirë, ai bëri edhe një koment me humor për pikat e syve, duke shtuar se do të dëshironte t’i kishte me vete, por hezitonte t’i përdorte publikisht.

Trump shfrytëzoi rastin për t’iu kundërvënë kritikëve dhe spekulimeve të ngritura në media rreth gjendjes së tij shëndetësore, pas anulimit të mëparshëm të dy tubimeve në Kansas dhe Iowa.

“Nëse do t’i përdorja (pikat e syve), ata do të thoshin se jam shumë i sëmurë dhe se diçka nuk shkon me mua,” u deklaroi ai mbështetësve të tij, të cilët e pritën me të qeshura dhe duartrokitje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.