Një gjë e papritur ka marrë vëmendjen në spektaklin e së hënës në Ferma VIP 3.
Derisa moderatorja Arbana Osmani është lidhur me fermerët, pati një përgjigje të pazakontë nga Fabjola Elezaj.
Ajo e ka fyer rëndë prezantuesen live, gjë që nuk pritej aspak, edhe pse Arbana e mori me sportivitet.
Foto: Instagram
Kjo fjalë shokoi edhe fermerët brenda, të cilët patën reagime të ndryshme.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Arbana Osmani: Goca.
Fabjola Elezaj: Po, kuç*ë, po të dëgjojmë se ishte e tolerueshme. Mbi mua nuk shkel askush, as fizikisht as metaforikisht.
Arbana Osmani: Unë nuk mërzitem pse më thua ti ashtu, e di përse nuk mërzitem. Jo se jam profesionale, por e kuptoj lëndimin tënd dhe flet nga lëndimi.
Fabjola Elezaj: Nuk e kam lëndimin nga Adi, nuk e kam nga dalja e Adit. E kam nga trajtimi i situatës.
Arbana Osmani. E ke nga lëndimi e ke nga zemërimi. /Telegrafi/