KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kallëzim për drejtoreshën e një çerdhe në Koçan, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kallëzim për drejtoreshën e një çerdhe në Koçan, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia e rajonit të Koçanit ka parashtruar kallëzim penal ndaj J.E. 51 vjeçe nga Koçani, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimeve” si drejtoreshë e një çerdhe.

“E denoncuara, në cilësinë e ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institucionit Publik Komunal – Kopshtit “Pavlina Veljanova” në Koçan, ka ndërmarrë veprime zyrtare duke kaluar kufijtë e autorizimeve të saj zyrtare”.

“Ajo përmes një agjencie private punësimi ka angazhuar përkohësisht një person për pozicionin e kujdestarit për periudhën 01.12.2024 – 15.05.2025, pa poseduar licencë të vlefshme personi për këtë pozicion. Me këtë veprim, e denoncuara i ka mundësuar personit të përfitojë përfitim material në shumën prej 164.824 denarë”, thonë mes tjerash nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.