SPB Ohër njofton ka dorëzuar kallëzim penal ndaj A.M. (61) nga Struga, i cili nga viti 2022 deri në 2024 ka përpunar vendime të rrejshme për privatizimin e tokës për persona të tjerë.
Ai dyshohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”.
“I akuzuari, punonjës i Ministrisë së Financave – Departamenti për Çështje Pronësore dhe Ligjore të Strugës, si këshilltar dhe nënshkrues i autorizuar i akteve, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij, gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024 ka përgatitur vendime të rreme për privatizimin e tokës për persona të tjerë, në mënyrë arbitrare ka ngjitur një vulë zyrtare për vlefshmëri ligjore dhe i ka dërguar ato në Departamentin e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme të Strugës, por më parë nuk i ka dërguar ato në një institucion kompetent për mendim”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/