KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kalimi te Barcelona? Harry Kane vendos përfundimisht për të ardhmen

Kalimi te Barcelona? Harry Kane vendos përfundimisht për të ardhmen

Harry Kane ka arritur marrëveshje në parim me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2029, sipas gazetarit të Sky Sport, Gianluca Di Marzio.

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë ka dhënë dritën e gjelbër për vazhdimin e bashkëpunimit me kampionët gjermanë, ndërsa palët janë duke zgjidhur detajet e fundit të marrëveshjes.

Kontrata aktuale e sulmuesit 33-vjeçar skadon në vitin 2027, por marrëveshja e re do ta mbante atë në “Allianz Arena” edhe për dy vjet të tjerë, deri në vitin 2029.

Kane iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2023 nga Tottenham Hotspur dhe që nga atëherë është shndërruar në një prej golashënuesve më të mirë në Evropë.

Sulmuesi anglez ka realizuar më shumë se 150 gola me fanellën e klubit bavarez, duke ndihmuar skuadrën të fitojë tituj të Bundesligës dhe Kupën e Gjermanisë.

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet pasi të përmbyllen të gjitha detajet e mbetura të marrëveshjes./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.