Emisioni “Krejt Kapak” në Klan Kosova këtë herë ka marrë drejtimin e Zveçanit, duke sjellë një reportazh të veçantë mbi trashëgiminë kulturore dhe historike të kësaj zone.
Episodi i fundit i emisionit i kushtohet Kalasë së Zveçanit, një nga monumentet më domethënëse në territorin e Kosovës, me rrënjë që datojnë që nga periudha dardane e deri në fundin e Perandorisë Osmane.
Kalaja e Zveçanit ofron një pamje mbresëlënëse, nga e cila mund të shihet pothuajse i gjithë rrafshi i Kosovës, si dhe zona të tjera përreth.
Në këtë edicion, “Krejt Kapak” sjell edhe pamje të kalasë, duke i dhënë publikut mundësinë të shohë nga afër hapësirat dhe gjurmët historike që ajo ruan ende sot.
– YouTube www.youtube.com
