Analisti, Vehbi Kajtazi, ka treguar se e ka parë teksa një veturë e ka goditur një këmbësor në Veternik.
Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ajo ishte një pamje e tmerrshme.
“Sa here i bije rrugës për Veternik, veçanërisht tek Albi – tmerrohem me pamjen e kalimit ilegal të këmbësoreve duke kapërcyer pengesat në mes të rrugës. Shteti, duhet të ndërhyje duke ndërtuar mbikalime dhe duke vendosur pengesa te larta për të mos lejuar këto kalime qe po sjellin viktima te shumët ne këtë pjesë”, ka shkruar Kajtazi.
Kajtazi ka thënë se nëse shteti nuk merr ndonjë masë, atëherë do t’i duhet t’i numërojë viktimat.