Biznesmeni kosovar Ramiz Kelmendi disa orë pasi takimit që pati me kryeministrin Kurti ka vendosur që edhe përmes rrjeteve sociale t’i njoftojë miqtë e tij për takimin me kryeministrin.
Kelmendi përmes një postimi e ka quajtur të frytshëm takimin me kryeministrin Kurti, politikani që dikur e kritikonte ashpër biznesmenin në fjalë.
“Një takim i frytshëm me temë për mbështetje të vazhdueshme dhe më të qëndrueshme për prodhuesit e vendit, e me mundësi që këta prodhues të mbështeten edhe në tregjet e rajonit.” – ka thënë ai.
E kjo deklaratë e Kelmendit por edhe vet takimi i djeshëm me kryeministrin Kurti i tij, ka ngjallur debate.
Sot ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi.
“Kqyrne pash kete shi! Importuesi ma i madhi i produkteve te Serbise, njeriut qe partia e Kurtit i ka ba padi, ia ka rrotullu kamionat, thote se me kryeministrin ka fol qysh me i perkrah prodhuesit vendor. Po kur e priti kryeministri naj prodhues. Ai veç turqit i ka prit, para Ramiz Kelmendit,”- ka shkruar Kelmendi.