Gazetari Shkumbin Kajtazi, në “Kosova Today” në Klan Kosova foli lidhur me situatat e fundit për sa i takon projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, i votuar në Kuvend pak minuta para zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës presidente e Kosovës.
Megjithatë, ligji sërish u kthye aty ku i mori votat nga Presidentja.
Lidhur me këtë, Kajtazi tha se ai u kthye për shkak të presionit ndërkombëtar.
“Ky ligj është kthy për shkak të presionit ndërkombëtar dhe të jeni të bindur që Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje për shkak të këtij presioni… Ky ligj keni me pa edhe keni me u bind që është kthy dhe nuk kalon më për shkak të presionit ndërkombëtar”, tha Kajtazi.
Ligji i propozuar nga PDK u rikthye në Kuvend pas kërkesës së vetë kësaj partie ndaj Presidentes dhe vendimit të saj për ta kthyer atë në rishqyrtim.

