KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kafshë që duhen zbutur”, Kajtazi i tregon deklaratat e gjykatësit që dënoi Thaçin dhe të tjerët (VIDEO)

“Kafshë që duhen zbutur”, Kajtazi i tregon deklaratat e gjykatësit që dënoi Thaçin dhe të tjerët (VIDEO)

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka shprehur skepticizëm të madh për kredibilitetin dhe profesionalizmin e shumicës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në Gjykatën Speciale në Hagë, duke thënë se ata vijnë kryesisht nga misioni, siç e quan ai, i dështuar i EULEX-it.

Mbrëmë, në emisionin “Rubikon”, Kajtazi foli edhe për raportin e ekspertëve britanikë që, sipas tij, ngre shqetësime për paraburgimin e gjatë, pabarazinë midis mbrojtjes dhe prokurorisë, dhe mungesën e plotë të llogaridhënies së kësaj gjykate ndaj mekanizmave ndërkombëtarë, transmeton Klankosova.tv.

Mbi të tjera, Kajtazi foli edhe për gjyqtarin Malcolm Simons dhe shqetësimet e tij rreth trajtimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Gjyqtari Malcolm Simons është i dyti prej zyrtarëve të EULEX-it, i cili ka ngritur shqetësime të mëdha për mënyrën se si i ka trajtuar EULEX-i ish-pjesëtarët e UÇK-së… i referohet rastit ‘Kleçka’. në rastin ‘Kleçka’ ka pasur gjyqtarë të dehur në kafene, të cilët janë incizuar nga të tjerët, ku kryetari i trupit gjykues në Apel, thotë unë kam me dënu Fatmir Limajn", u shpreh Kajtazi.

“Zotëri Simons ka ofruar email-a, komunikime, Kuvendi të Kosovës, ku këta zyrtarët të EULEX-it janë referu të akuzuarve në rastin ‘Drenica’ si ‘kafshë që duhet zbutur’. Ky njeri që e ka gjykuar Thaçin në cilësi të kryetarit të trupit të gjykues, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, një herë në një kohë kur ka qenë në Kosovë me mision, me email, ka deklaruar se duhet të zbuten”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.