KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kadriu nga “Vatra”: Synojmë t’i kemi 3 deputetë në Kuvendin e Serbisë (VIDEO)

Kadriu nga “Vatra”: Synojmë t’i kemi 3 deputetë në Kuvendin e Serbisë (VIDEO)

Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare “Vatra” në Gjilan në Edicionin Special në Klan Kosova foli për zgjedhjet në Serbi, të cilat do të mbahen të dielën, duke e ditur se Gjilani e ka numrin më të madh të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Ne jemi duke punuar me intensitet të madh, jemi duke lobuar që të gjithë ata të cilët kanë të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë për listën e përbashkët shqiptare”, theksoi Kadriu.

Ai tha se janë duke u munduar që të kthehen me 3 deputetë në Parlamentin e Serbisë, ashtu siç ishin vite më përpara.

“Unifikimi i vitit 2020 ka pasë dhënë rezultate të mira ku u fituan për herë të parë 3 deputetë dhe pastaj me përqarjen e spektrit politik në Kosovë lindore që u bë një përqarje shumë e madhe nga viti 2020 deri tani u ul në 1 deputet… Dhe tani me unifikimin e këtij spektri në një listë të përbashkët pritet që së paku të kthehet në numrin që ishim – ishim 3 deputetë…” , tha Kadriu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.