KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kadrijaj: Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet lejuar nga Kuvendi

Kadrijaj: Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet lejuar nga Kuvendi

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se me zhvillimet e fundit ka nisur një ritëm më normal i funksionimit të institucioneve, por ka theksuar se kjo nuk duhet ta pengojë kritikën ndaj veprimeve të Qeverisë.

Kadrijaj ka vlerësuar se Kuvendi duhet të jetë i vëmendshëm dhe kritik ndaj vendimeve dhe veprimeve të ekzekutivit, njofton Klankosova.tv.

Ajo ka theksuar veçanërisht rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes, duke thënë se shuarja e fjalës së lirë nuk duhet të lejohet nga Kuvendi.

“Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet të lejohet nga ky Kuvend”, ka deklaruar mes tjerash Kadrijaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.