Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Shoqatën e Pensionistëve – Dega në Kaçanik, do të organizojë aktivitete me rastin e Ditës Botërore të të Moshuarve.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të përfshijë programe të ndryshme kulturore, ndërsa për të pranishmit do të shërbehen edhe ushqime tradicionale.
Të gjithë pensionistët dhe pensionistet e Komunës së Kaçanikut janë ftuar të marrin pjesë në këtë aktivitet.
Aktiviteti do të mbahet më 1 tetor 2026, duke filluar nga ora 11:00, në Palestrën Sportive në Kaçanik.
Komuna ka bërë të ditur se qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i shoqërisë për rëndësinë e respektit, kujdesit dhe mbështetjes ndaj të moshuarve, si dhe vlerësimi i kontributit të tyre në familje dhe shoqëri. /Telegrafi/