KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ka përfunduar procedura parahetimore në rastin e vdekjes së Vedat Ademit në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës

Ka përfunduar procedura parahetimore në rastin e vdekjes së Vedat Ademit në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka përfunduar procedurën para-hetimore në rastin e vdekjes së 32-vjeçarit Vedat Ademi në spitalin e Kumanovës.

Prokurorja Teuta Bediu Ramadani informoi sot se është kryer një ekzaminim shtesë mjeko-ligjor, është hapur rast kundër dy mjekëve dhe një infermiere, përcjell “Faktor”.

“Procedura para-hetimore për atë rast ka përfunduar, është kryer një ekzaminim shtesë mjeko-ligjor, është hapur rast kundër dy mjekëve dhe një infermiere, ndërsa Prokurori Publik Isa Sulejmani është duke vepruar. Rasti është për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve me pasojë të rëndë vdekjen, rasti po punohet dhe po veprohet, të gjithë mjekët që mund të dëshmojnë dhe ata që janë të dyshuar janë thirrur për t’u marrë në pyetje – deklaroi Bediu Ramadani.

Vedat Ademi vdiq më 17 mars 2025 në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, pasi mori terapi për të cilën familja thotë se ishte alergjik, domethënë, pacienti vdiq pas një reaksioni alergjik ndaj një analgjeziku-analgin.

Më vonë, Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Arben Taravari, shkarkoi drejtorin e atëhershëm të spitalit, Stefan Trajanovskin./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.