Ylli i Kosovës Vedat Muriqi po kërkohet nga disa klube, megjithatë aktualisht është i fokusuar te Mallorca, kështu ka konfirmuar menaxheri Utku Ceniklin.
Qendërsulmuesi po kalon sezonin më të mirë të karrierës, ku ka shënuar 21 gola në La Liga ndërsa po synon ta shpëtojë Mallorcan nga rënia prej kampionatit spanjoll.
Cenikli në një intervistë për “AS” ka konfirmuar se ka interesim për Muriqin, mirëpo ka refuzuar të flasë në detaje lidhur me një lëvizje të mundshme.
“Isha në ndeshjen ndaj Valencias, shkova për ta shikuar Muriqin. E ka vizituar edhe në të kaluarën. Nuk ka zhvillime konkrete për një transferim të mundshëm”.
“Vedati është lojtar i dëshmuar dhe shumë i pëlqyer në Mallorca. Synimi i tij është t’i përfundojë me sukses ndeshjet e mbetura dhe është besnik ndaj klubit”.
“Ka interesim për të, po kalon një sezon të mirë por është plotësisht i fokusuar te Mallorca për momentin”, shpjegoi ai.
Në muajin janar, Fenerbahce thuhet se provoi të transferonte Muriqin, ndërsa Mallorca kërkoi 20 milionë euro për ta lënë të lirë.
Kujtojmë, Muriqi që pëlqehet edhe nga Barcelona ka kontratë deri në vitin 2029 me një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro./Telegrafi/