KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Ka edhe shumë për të ardhur”, nga kampi i Lionel Messit i mbështesin deklaratat e Xavit kundër Joan Laportas

“Ka edhe shumë për të ardhur”, nga kampi i Lionel Messit i mbështesin deklaratat e Xavit kundër Joan Laportas

Rrethi i afërt i Lionel Messit i ka dhënë mbështetje deklaratave të Xavi Hernandez lidhur me problemet e brendshme në Barcelona dhe rolin e presidentit Joan Laporta.

Sipas një raporti nga “Carrusel Deportivo”, këshilltarët e yllit argjentinas janë në dijeni të asaj që Xavi ka treguar për rikthimin e dështuar të Messit në Barcelonë në fillim të vitit 2023 dhe besojnë se përshkrimi i tij për situatën brenda klubit përputhet me realitetin.

Raporti thekson se njerëzit pranë Messit e konsiderojnë versionin e ish-trajnerit të Barcelonës si të njëjtë me përvojën që ata vetë kishin gjatë bisedimeve për rikthimin në “Camp Nou”.

Kjo i jep më shumë peshë pretendimeve të Xavit për përplasjet në lidership dhe ndikimin që figura të rëndësishme brenda klubit kanë pasur në vendimmarrje.

Burimi shton se kampi i Messit beson se ajo që ka thënë Xavi për mënyrën se si merren vendimet në klub dhe për marrëdhëniet me lojtarët përputhet me atë që ata përjetuan.

“E vërteta po del ngadalë në dritë, pak nga pak, dhe ka ende më shumë për të ardhur…”, thuhet në raport, duke lënë të kuptohet se mund të zbulohen edhe detaje të tjera rreth drejtimit të Barcelonës dhe marrëdhënieve të klubit me futbollistët.

Ndërkohë, Laporta shihej si favorit për ta vazhduar edhe një mandat në krye të gjigantit katalunas, kurse mbetet të shihet nëse këto deklarata do të ndryshojnë situatën./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.