KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Juventusi nuk e ka tërhequr nga tregu Edon Zhegrovën – por mungojnë oferta

Juventusi nuk e ka tërhequr nga tregu Edon Zhegrovën – por mungojnë oferta

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat për reprezentuesin e Kosovës, por aktualisht nuk ka asnjë të tillë.

Sipas Tuttomercato, “Zonja e Vjetër” nuk e konsideron Zhegrovën si pjesë kyçe të projektit të trajnerit Luciano Spalletti, ndonëse deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete për 27-vjeçarin.

Aktualisht, Zhegrova ndodhet me skuadrën e Juventusit në turneun parasezonal në Azi, ku po përgatitet për sezonin e ri. Megjithatë, e ardhmja e tij në Torino mbetet e pasigurt dhe nuk përjashtohet një transferim para mbylljes së afatit kalimtar.

Sulmuesi kosovar nuk arriti të bindë në sezonin e tij të parë me fanellën bardhezi. Ai pati pak hapësira në formacion dhe e mbylli edicionin pa shënuar asnjë gol apo asistim.

Në total, Zhegrova regjistroi vetëm 525 minuta në të gjitha garat, duke u aktivizuar kryesisht si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjeve.

Zhegrova iu bashkua Juventusit në verën e kaluar nga Lille për 15.5 milionë euro, ndërsa ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2030.

Mbetet të shihet nëse gjatë javëve në vazhdim do të ketë interes konkret për yllin kosovar, i cili synon të gjejë një ambient ku do të ketë më shumë minuta dhe rol më të rëndësishëm në fushë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.