KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Juventusi i hapur për shitjen e Zhegrovës në janar, Spalletti miraton largimin

Juventusi i hapur për shitjen e Zhegrovës në janar, Spalletti miraton largimin

Juventusi mund të ndahet nga Edon Zhegrova gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat e mundshme për yllin e Kosovës.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, “Zonja e Vjetër” do të vlerësojë çdo ofertë që mund të arrijë për Zhegrovën në janar, me qëllim që përmes shitjes së tij të krijojë hapësirë financiare për transferimet e ardhshme.

Madje, edhe pse e lëvdoi para disa ditësh për paraqitjen ndaj Venezias, trajneri Luciano Spalletti thuhet se është i hapur për largimin e reprezentuesit kosovar, sidomos pas rikthimit të Francisco Conceicaos dhe Nico Gonzalezit nga lëndimet.

Kjo situatë mund ta vështirësojë edhe më shumë pozitën e Zhegrovës në skuadrën torineze, duke e bërë të mundshëm një largim të tij pas vetëm një viti i gjysmë pas transferimit te Juventusi.

Mbetet të shihet nëse në janar do të konkretizohen interesimet për shërbimet e futbollistit kosovar dhe cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Çmimi i sulmuesit anësor nga Prishtina vlerësohet të jetë 10 milionë euro, ndërsa së fundmi është lidhur me klube si Al Ittihad dhe Como. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.