KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Juventusi fiton në Holandë, befasi në Europa League: Leverkuseni dhe Sunderlandi pësojnë humbje

Juventusi fiton në Holandë, befasi në Europa League: Leverkuseni dhe Sunderlandi pësojnë humbje

Kanë përfunduar ndeshjet e radhës të javës së katërt në Europa League, ku nuk kanë munguar golat dhe befasitë.

Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj AZ Alkmaar, duke triumfuar me rezultat 1-2, shkruan Indeksonline.

Bardhezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 19-të me Teun Koopmeiners, i cili realizoi me një goditje të bukur nga distanca, pas asistimit të Kolo Muanit.

Ishte pikërisht sulmuesi francez që dyfishoi shifrat në minutën e 37-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes vendase.

AZ Alkmaar arriti të ngushtonte epërsinë në minutën e 89-të me Mexx Meerdink, por nuk pati kohë për të shmangur humbjen.

Befasitë nuk munguan as në ndeshjet e tjera. Bayer Leverkuseni u mposht në shtëpi 0-1 nga Marseille, ndërsa Sunderlandi pësoi humbje 0-2 përballë Dinamo Zagrebit.

Një ndeshje spektakolare u zhvillua në Skoci, ku Celticu triumfoi 3-2 ndaj Besiktasit, pas një pjese të parë që përfundoi pa gola. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.