KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Justin është në një nivel tjetër”, Katy Perry flet me entuziazëm për romancën me Trudeau-n

“Justin është në një nivel tjetër”, Katy Perry flet me entuziazëm për romancën me Trudeau-n

Katy Perry duket më e dashuruar se kurrë me Justin Trudeau-n, duke e vlerësuar publikisht për mbështetjen që i jep në karrierën e saj.

Gjatë premierës në Los Angeles të filmit të saj koncertor “Katy Perry: The Lifetimes Tour – Live from Paris”, këngëtarja 41-vjeçare foli hapur për marrëdhënien me ish-kryeministrin kanadez, 54 vjeç. “Ai është aty vetëm për të të mbështetur”, tha Perry.

Ajo madje e krahasoi Trudeau-n me partnerët e saj të mëparshëm, duke thënë se mënyra se si ai e mbështet është “padyshim në një nivel tjetër”.

Perry ka pasur më parë lidhje me emra të njohur si Orlando Bloom, John Mayer dhe Diplo, ndërsa ishte e martuar me Russell Brand nga viti 2010 deri në vitin 2012, shkruan DailyMail.

Këngëtarja tregoi gjithashtu për një moment që e konsideron “mistik dhe magjik”. Gjatë një koncerti, ajo performoi këngën “Not Like the Movies”, ndërsa Trudeau ishte në publik dhe e kuptoi se teksti i këngës, të cilën e kishte shkruar vite më parë, i ngjante historisë së tyre të dashurisë.

“E kam shkruar këtë për ne”, rrëfeu Perry, duke e cilësuar momentin si një “rreth të plotë” dhe një bashkim të çuditshëm të fatit dhe kohës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.