Justin Bieber ka qenë një nga artistët kryesorë të edicionit të sivjetmë në festivalin amerikan Coachellla.
Superylli kanadez ndau një seri fotosh prapa skenave në Instagram të martën, duke zbuluar momente të veçanta me gruan e tij Hailey Bieber dhe të ftuarit yll që iu bashkuan në skenë.
Një nga postimet, i ndarë pa mbishkrim, fillon me një foto të këngëtarit 32-vjeçar dhe gruas së tij 29-vjeçare Hailey duke shkëmbyer puthje të përzemërta prapa skenës.
Imazhi tregon çiftin në një përqafim, me Justin duke i dhënë gruas së tij një puthje ndërsa i mban belin.
Hailey, e cila u martua me yllin kanadez në vitin 2018, është fotografuar duke ia mbajtur butësisht fytyrën me të dyja duart në foto.
Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, djalin Jack Blues Bieber, në gusht 2024, i cili gjithashtu pati mundësinë të shihte të atin të performonte në Coachella këtë vit.