KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi.

Edhe pse prisnim një fitore më të lehtë, Uldedaj luftoi fortë për ta arkëtuar triumfin, me Nnmadin që gjithashtu rezultoi të ishte kundërshtar i vështirë.

Shqiptari e nisi shumë më mirë për të dhënë shumë goditje, ndërsa kishte edhe mbështetje jashtëzakonisht të madhe nga tifozët.

Megjithatë, Nnmadi arriti të “zgjohet” pas raundit të pestë, mirëpo Uldedaj ishte shumë i kujdesshëm, për të mos lënë ndonjë befasi.

Të tre gjyqtarët e vlerësuan se Uldedaj e meritoi fitoren, duke e vlerësuar me 115-113 në pikë.

Kësisoj, boksieri shqiptar i gëzohet triumfit të 23-të në karrierë ndërsa vazhdon ta mbrojë epitetin e kampionit të botës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.