KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Juniku shënon “Ditën e Gështenjës”, promovohen produktet vendore dhe tradita

Juniku shënon “Ditën e Gështenjës”, promovohen produktet vendore dhe tradita

Në Junik është shënuar festa tradicionale “Dita e Gështenjës”, e organizuar nga Komuna e Junikut në bashkëpunim me CNVP Kosova, me qëllim të promovimit të traditës, kulturës dhe pasurive natyrore të kësaj treve.

Në këtë organizim morën pjesë qytetarë, mërgimtarë dhe mysafirë të shumtë, të cilët u mblodhën për të shënuar këtë festë në atmosferën e vjeshtës dhe për të njohur nga afër vlerat tradicionale të Junikut.

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, theksoi rëndësinë e kësaj feste për ruajtjen e trashëgimisë tradicionale dhe promovimin e potencialeve të zonës.

Në kuadër të panairit “Taste of Junik” u ekspozuan produkte të ndryshme vendore, përfshirë mollët, gështenjat, turshitë dhe mjaltin. Po ashtu, u prezantuan veshje kombëtare dhe fotografi të faunës së egër nga fotografi Berlim Gjoci.

Programi kulturor u pasurua me interpretime muzikore nga tenori Shkodran Tolaj dhe artistja Besiana Mehmeti, si dhe me vallëzime nga grupi i shkollës, të cilat i dhanë gjallëri atmosferës festive.

“Dita e Gështenjës” synon të ruajë dhe promovojë traditat, produktet vendore dhe mikpritjen junikase, duke e prezantuar Junikun si një trevë me vlera të veçanta natyrore dhe kulturore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.