KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Joz Marku deklaron se është beqar

Joz Marku deklaron se është beqar

Jozefin Marku, i njohur për publikun si Jozi, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Top Arena”, ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën e tij personale.

Gjatë intervistës me Brikena Selmanin, ish-banori i Big Brother VIP Albania u përball me pyetjen nëse aktualisht është në një lidhje.

Artisti nuk la vend për hamendësime, duke treguar se në këtë periudhë të jetës së tij është beqar.

Foto: Instagram

Deklarata e tij vjen afro një vit pasi kishte bërë të ditur se ishte duke përjetuar një histori dashurie me një vajzë jashtë botës së showbiz-it.

Pas përfundimit të eksperiencës në BBVA dhe ndarjes nga Loredana, Jozi kishte nisur një lidhje të re, të cilën zgjodhi ta mbante larg vëmendjes së publikut.

Megjithatë, nga ajo që ka bërë të ditur së fundmi, duket se edhe kjo marrëdhënie ka përfunduar, duke e gjetur këngëtarin sërish në statusin e beqarit.

Sido që të jetë, ai po vazhdon të jetë i angazhuar me muzikë e projekte të reja. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.