Jori Delli, u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, të shtunë që lamë pas.
Ajo ka arritur që qysh ditëve të para të merr vëmendje.
Bukuria, sensualiteti dhe pozitiviteti, u bashkuan në shtëpi bashkë me të.
Ani pse jo shumë e njohur për publikun shqiptar, modelja ishte imazh i “Sportitalia” dhe në kuadër të saj arriti që të realizonte një reklamë me dy prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në botë, Cristiano Ronaldon dhe Neymar.
Jori ishte protagoniste e një reklame përkrah Ronaldos dhe Neymarit që u filmua në gusht të vitit 2019.
Në video të tre shihen të veshur me rroba aristokratësh teksa futbollistët nisin një ‘dyluftim’ me shpata.
Videoja e tillë gjendet në llogarinë e ‘Instagramit’ të Jorit.