KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Jonida Vokshi nuk i shpëton gafave në ditët e para të Big Brother, ngatërrimet e saj bëhen virale në rrjete sociale

Jonida Vokshi nuk i shpëton gafave në ditët e para të Big Brother, ngatërrimet e saj bëhen virale në rrjete sociale

Moderatorja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, është rikthyer edhe këtë edicion në drejtimin e spektaklit, duke shënuar kështu pjesëmarrjen e saj të pestë në këtë format.

Megjithatë, ndonëse edicioni i ri ka vetëm pak ditë që ka nisur, moderatorja është bërë pjesë e disa momenteve që kanë tërhequr vëmendjen e publikut në rrjetet sociale.

Në disa video që po qarkullojnë online, Jonida shihet teksa ngatërron emrin e njërit prej banorëve gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, duke shkaktuar reagime dhe komente nga ndjekësit.

Ky nuk ishte momenti i vetëm që u bë objekt diskutimi.

Në një tjetër situatë, moderatorja ngatërroi datën me orën, teksa po përpiqej t’i uronte ditëlindjen bashkëshortit të saj.

Këto momente nuk kaluan pa u vënë re nga publiku, i cili i shpërndau videot në rrjete sociale, duke i kthyer gafat e moderatores në një nga temat e komentuara të ditëve të para të BBVK 5.

Pavarësisht këtyre ngatërresave, Jonida vazhdon të jetë një nga figurat kryesore të spektakli, derisa mbetet të shihet se çfarë momentesh të tjera do të sjellë ky edicion gjatë Prime-ve në vazhdim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.